
Eksperienca shpesh bën diferencën dhe kjo u konfirmua nga Golden State, që triumfoi në ndeshjen e shtatë përballë Sacramento. Edhe pse yjet, tashmë në moshë relativisht të madhe të Warriors vuajtën në pjesën e parë të lojës, ata nuk u dorëzuan për asnjë moment dhe në fund u udhëhoqën drejt fitores nga Steph Curry.
Numri 30 i Golden State ishte protagonist i një paraqitje madhështore. Pas afro një dekade duke dominuar në parket, 35-vjeçari arriti të emociononte të gjithë tifozët, duke dhuruar një prej paraqitjeve të tij më të mira në fazën play-off të NBA.
Në fundin e sfidës, Curry kishte grumbulluar 50 pikë. Asnjëherë më parë në historinë e basketbollit amerikan, një sportist nuk kishte arritur të realizonte kaq shumë në ndeshjen e shtatë të play-off.
Për t'u vlerësuar te Warriors edhe paraqitja e Kevon Looney me 11 pikë dhe 21 topa të rikuperuar në tabelë, Andrew Wiggins shënoi 17 pikë, ndërsa Klay Thompson edhe pse vuajti në sulm, ishte vendimtar në mbrojtje përballë Draymond Green.
Tashmë Golden State parashikohet një supersfidë në gjysmëfinalet e Konferencës së Perëndimit përballë Los Angeles Lakers. Aty Steph Curry do të sfidojë LeBron James, për një vend në finale. (A2 Televizion)