
Sportistja shqiptare nga Vlora, Ilda Lelo u shpall kampione bote në kick-boks për peshën 62.5 kg.
Titulli WKU World, World Kick-boxing Union për femra u mbrojt nga sportistja shqiptare e Flamurtarit, në pallatin e sportit në Vlorë. Ajo arriti të triumfonte përballë sportistes turke, Tugba Gyl Bozkya, pas pesë raundesh.
Një fitore kjo që i dha mundësinë Lelos që të mbrojë titullin e kampiones së botës për herë të dytë. Mes emocionesh, Lelo u shpreh e lumtur për arritjen, ndërsa një mbrëmje të mrekullueshme e quajti dhe trajneri i saj, Alban Alikaj.
Ndërkohë emocione të forta dhuruan dhe përballjet e tjera të sportistëve shqiptarë që u zhvilluan në pallatin e sportit në Vlorë. (A2 Televizion)