E përplasi autobusi, ndërron jetë në moshën 29-vjeçare ylli i UFC-së

Nga A2 CNN
2 Maj 2023, 10:46 | Sporte të tjera
E përplasi autobusi, ndërron jetë në moshën

Ylli i UFC-së, Felipe Colares, ka vdekur në moshën 29-vjeçare pasi është përplasur nga një autobus. Luftëtari brazilian i MMA u aksidentua në Rio de Zhaneiro pasi po kthehej nga stërvitja ditën e hënë.

Sipas medias braziliane, Globo, ambulanca dhe zjarrëfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e gjetën 29-vjeçarin në gjendje të rëndë. Ai u nis me urgjencë për në spital, por ndërroi jetë gjatë rrugës.

Colares, i njohur me nofkën Cabocao, ishte i martuar dhe kishte një djalë 10-muajsh. Ai debutoi si profesionist në MMA në vitin 2013 dhe në vitin 2017 u shpall kampion në peshën e lehtë, në Jungle Fight. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos