Ngjarje tragjike në Vlorë, burri vret gruan dhe tenton vetëvrasjen

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 12:58 | Kronikë
Ngjarje tragjike në Vlorë, burri vret gruan dhe tenton

Vlora është tronditur mesditën e sotme nga një krim në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë komisariatit, ku burri ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët.

A2CNN mëson se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Teodor Lera, i cili ka vrarë me thikë gruan e tij, Eva Lera.

Më pas, autori ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos