Puna në shtet, 15 aplikime për çdo vend të lirë, më pak studentë ekselentë në administratë

Nga A2 CNN
28 Prill 2022, 16:59 | Aktualitet
Puna në shtet, 15 aplikime për çdo vend të lirë,

Të gjithë duan të punojnë në shtet dhe kjo dëshirë sa vjen e rritet. Vitin e shkuar, për rreth 1 mijë pozicione të shpallura në administratën publike pati mbi 15 mijë aplikonte, thënë ndryshe 15 kërkesa për një vend të lirë pune.

Po pse kjo kërkesë e madhe për një punë në shtet?

Në bazë të parimet meritë-preferencë, studentet ekselentë do duhet të kishin përparësi për t’u bërë pjesë e administratës publike, por kjo nuk po ndodh.

Të rinjtë me nota të larta, 9 dhe 10 po punësohen më pak në shtet. Nga 338 të punësuar nga kjo kategori në 2019-n, shifra ra në 64 vitin e shkuar.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Administratës Publike, mosha mesatare e atyre që aplikuan për një punë në shtet vitin e shkuar ishte 30 vjeç. Vajzat dhe gratë përbënë pjesë më të madhe të aplikimeve. 

Problematika të ngjashme dolën në pah edhe në reportazhin e titulluar, “Shkarkimet e padrejta nga puna dhe kostot e tyre në buxhetin e shtetit” në bashkëpunim me Investigative Network Albania, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe të Partnerëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos