Punimet në Fushë Krujë, Policia Rrugore devijon trafikun e mjeteve të rënda

Nga A2 CNN
17 Korrik 2019, 14:16 | Aktualitet
Punimet në Fushë Krujë, Policia Rrugore devijon trafikun e

Punimet në Fushë Krujë dhe afrimi i kulmit të sezonit turistik kanë shtrënguar Policinë Rrugore të marrë një seri masash për lëvizjen e automjeteve, kryesisht atyre me tonazh të rëndë.

Sipas udhëzimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dalja e kamionëve të cilët operojnë në Fushë Krujë, Krujë dhe në zonat përreth “nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit, por do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Borizanë-Thumanë”.

Ndërkohë, kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë-Casa Italia -Kamëz-Tapizë-Fushë Krujë.

Policia Rrugore fton gjithsesi shoferët të përdorin rrugët e tjera alternative, si dhe oraret më të përshtatshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos