
Mazhoranca ia vendosi me ligj “kufirin te thana” Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat Komunizmit, duke sanksionuar të paprekshme periudhën e Luftës Nacional-Çlirimtare.
Demokrati Murrizi ngacmoi kolegët, duke propozuar që të mos lejohen në administratë dhe politikë ata që kanë qenë spiunë e oficerë të ish-sigurimit, anëtarë të PKSH-së dhe funksionarë të ish-sistemit komunist.
Me kërkesë të opozitës, mazhoranca pranoi të hiqte kërkesën për certifikatë sigurie për të gjithë punonjësit e këtij Instituti, në kushtet kur atë nuk e kanë as pjesa më e madhe e deputetëve. Komisioni i Ligjeve miratoi ndryshimet me votën pro të deputetëve të PS-së dhe opozitarëve që morën mandatet nga lista e LSI. (A2 Televizion)