
Kriza në blegtori u thellua më tej vitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, numri i gjedhëve vijoi rënien duke arritur në 337 mijë, rreth 138 mijë më pak se në 2017-n.
Si rrjedhim, pakësim pësoi edhe sasia e qumështit e cila sipas INSTAT u reduktua në gati 1 milionë ton.
Arsyet janë të thjeshta.
“Ne vetëm kemi rritur, kemi rritur inputet heqja e 6% rimbursim të përpunimit të qumështit”, u shpreh Theodor Kristuli, i unionit tregtar agro-ushqimor.
Më optimiste ishte ecuria e bujqësisë vitin e shkuar. Sipas INSTAT, sasia e drithit të prodhuar u rrit në krahasim me 2020-n, por gjithsesi mbeti më e ulët se në vitin 2017.
“Bujqësisë i ke ndërhyrë vetëm te karburantet, është e mirë, por paketë e pamjaftueshme”, tha ai.
Ekspertët tregojnë edhe mbi pasojat e krizës në bujqësi e blegtori.
“Ajo që parashikojmë është që do të thellohet rritja e çmimeve te ne në rast se shteti me paketa të arsyeshme e qenësishme nuk do të ndërhyjë”, sugjeroi Kristuli.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, prodhimi i frutave dhe perimeve pati rritjen më të madhe vitin e shkuar, ndërsa ulliri rënien më të lartë. (A2 Televizion)