
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e shtunë dhe të dielë vijnë 90 800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet skemës Covax.
"Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit", shkroi Rama në Facebook.
"Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira. Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë", shtoi kreu i qeverisë.
(A2 Televizion)