Punonjësit të policisë i vendoset tritol pranë banesës, i dëmtohet makina

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 11:02 | Kronikë

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para në oborrin e shtëpisë të një oficeri policie në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Sipas të dhënave paraprake, lënda shpërthyese ishte vendosur në banesën e V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.   

Shpërthimi i saj fatmirësisht nuk ka lënduar kënd, por ka shkaktuar dëme në makinën e efektivit të policisë që ishte parkuar pranë banesës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos