Pushka e re amerikane, armiqve do t’u duket sikur i godet tanku

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2018, 15:55 | Bota

Një pushkë e re që do të përdoret nga ushtria amerikane do të godasë me fuqinë e një predhe të një tanku, thonë vetë ushtarakët amerikanë.

Plumbat e lëshuar nga pushka 6,8mm do të mund të shpojnë edhe mburojat trupore dhe pritet të futen në përdorim në vitin 2022.

Prototipi i pushkës 6.8 mm

Shefi i shtabit të ushtrisë, Gnerali Mark Milley tha për “The Military Times”: "Arma do të qëllojë me shpejtësi që e kalojnë atë të plumbave që janë në përdorim momentalisht dhe do të depërtojnë mbi çdo mburoje trupore të ndërtuar deri më sot”.

Arma e re do t’u japë mundësi ushtarëve amerikanë që të manovrojnë më lehtë dhe më shpejt në betejë dhe sipas Milley, kjo është arma më e mirë në botë sot, me diferencë të madhe nga të tjerat.

Pushka është pjesë e programit të armatimeve të “brezit të së ardhmes”, një nismë e ushtrisë amerikane për të përmirësuar efikasitetin e pjesëtarëve të marinës dhe forcave speciale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos