Kanionet e Osumit, adrenalina që fton turistët

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 09:16 | Aktualitet

Në sektorin e turizmit Alma Spathara është një zë me eksperiencë shumëvjeçare. Prej gati dy dekadash ajo operon në zonën e Beratit. Janë më mijëra turistët të cilët kalojnë nëpër turet e organizuar nga Alma. Aktiviteti që prej disa vitesh ka zgjuar shumë interes turistik është rafting ne Osum. Kanionet janë një emocion i papërshkruar për këdo që ka lundruar në atë pjesë të Osumit. Por gatimet tradicionale, historia, dhe mikpritja e banorëve veçohen nga turistët vendas dhe të huaj. Me Almën do analizojmë si ka ndryshuar nga viti në vit filozofia turistike në ofertën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos