Puthje pasionante mes aktores dhe këngëtares në tribunat e Wimbledon

Nga A2 CNN
11 Korrik 2023, 19:06 | Showbiz

Një puthje pasionante e supermodeles Cara Delevingne me të dashurën e saj, këngëtaren Minke, në tribunën e Wimbeldon, është duke bërë xhiron e rrjetit.

Ajo duket shumë e dashuruar teksa shijon performancën e tenistëve në ditën e tetë të turneut të famshëm.

Dyshja u fotografuan duke ndarë puthje dhe gjithashtu treguan anën e tyre lozonjare në lojë, duke përdorur mimika qesharake.

Atyre në tribunë iu bashkua edhe aktorja angleze Sienna Miller, e cila prej vitesh është mike me Delevingne.

Nuk dihet saktësisht se sa kohë aktorja dhe modelja britanike është e lidhur me këngëtaren, por Delevingne kishte folur për të dashurën e saj në mars të vitit 2023 në një intervistë për Vogue.

Ato u takuan fillimisht në shkollë kur ishin fëmijë dhe u rilidhën në një koncert të Alanis Morissette 12 vjet më vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos