Shkoi të ndihmonte kushëririn, Fatma 11-vjeçare rrëshqet dhe bie në ujë, në kërkim prej 5 ditësh

Nga A2 CNN
20 Mars 2023, 12:56 | Bota

11-vjeçarja Fatma Sezer, e cila ra në një përrua në lagjen Kızıltepe të Mardinit, rezulton e zhdukur prej 5 ditësh. Mësohet se Sezeri ka rënë në ujë si pasojë e humbjes së ekuilibrit teksa tentonte të ndihmonte kushëririn, të cilit i rrëshqiti këmba.

Fatma Sezer humbi ekuilibrin në lagjen rurale Çatalca më 16 mars në orën 13:00 dhe ra në përroin Cırcıp, prurja e të cilit u rrit për shkak të shiut. Policë dhe zjarrfikës shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit nisën të shohin për trupin e të voglës.

Deri më tani, kërkimet janë shtrirë në një distancë prej 9 kilometrash nga vendi ku ka rënë, por pa rezultat. Kushëriri i saj ka arritur të dalë shëndoshë e mirë nga ujërat e rrëmbyeshëm, por fatkeqësisht e vogël, Fatma ende nuk gjendet. (A2 Televizion)

https://youtu.be/ZhAPnugBRvc
https://a2news.com/2022/12/13/tragjedia-ne-britani-10-vjecari-u-hodh-ne-liqen-per-te-shpetuar-tre-djem-qe-si-njihte/
https://a2news.com/2022/12/12/tragjedi-ne-britani-3-te-mitur-humbin-jeten-ne-liqenin-e-ngrire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos