
Presidenti rus Vladimir Putin ka firmosur një dekret që lejon depërtimin e qytetarëve ukrainas nga territoret që Rusia i ka deklaruar si të aneksuara, nëse ata janë të konsideruar si “kërcënim kombëtar.”
Sipas dekretit të publikuar online, banorët nga territoret e aneksuara në Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson të cilët nuk janë pajisur me shtetësi ruse do të njihen si të huaj.
Kësisoj, ata mund të përjashtohen nga Rusia nëse përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare. E njëjta gjë do të vlejë, sipas dekretit, nëse dalin në mbështetje të ndonjë “ndryshimi të dhunshëm në rendin kushtetues të Federatës Ruse, duke planifikuar ose financuar sulme terroriste ose krime ekstremiste".
Kujtojmë se në shtator të 2022, Putini njoftoi se Rusia do të pushtojë thuajse një të pestën e Ukrainës, gjë që është e paligjshme nën ligjin ndërkombëtar, në katër rajone disa prej të cilëve as nuk janë në kontrollin e plotë të Rusisë.
Po ashtu, në dekret thuhet se ukrainasit që jetojnë në zonat e përmendura dhe që nuk kanë pasaportë ruse, do duhet të aplikojnë për leje qëndrimi. (A2 Televizion)