Do të evakuonte shtetasit e huaj, avioni qëllohet në mes të armëpushimit në Sudan

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 11:49 | Bota

Një avion që do të evakuonte qytetarët e huaj në Sudan është qëlluar me armë zjarri nga forcat paraushtarake në kryeqytetit të Khartoumit teksa po ulej.

Ushtria e Sudanit raportoi se forcat paraushtarake qëlluan mbi avionin në bazën ajrore “Wadi Saeedna”. Për fat të mirë, avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt, por një anëtar i ekuipazhit mbeti i plagosur. Lajmi për sulmin ndaj avionit është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes në Turqi

Në anën tjetër, lajmi është mohuar nga forcat paraushtarake, duke thënë se ishte një gënjeshtër e ushtrisë. “Forcat tona e kanë zbatuar rreptësishtë armëpushimin humanitar dhe nuk kemi qëlluar asnjë avion”.

Me mijëra civil, mes të cilëve edhe 3 mijë shtetas britanikë, po tentojnë të gjejnë një vend në avionët e evakuimit përpara se të përfundojë armëpushimi prej 72 orësh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/trazirat-ne-sudan-forcat-speciale-amerikane-evakuojne-stafin-diplomatik/
https://a2news.com/video/luftimet-ne-sudan-obsh-paralajmeron-per-rrezikun-e-shperthimit-biologjik/

A2 CNN Livestream

Latest Videos