“Putin i ka shpëtuar një atentati para dy muajsh”

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 15:02 | Bota
“Putin i ka shpëtuar një atentati para dy muajsh”

Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati rreth dy muaj më parë. Lajmin e ka dhënë kreu i shërbimeve inteligjente ushtarake në Ukrainë, Kyrylo Budanov.

Duke folur për “Pravda”, ai tha: “Putinit iu bë atentat. Nuk pati sukses, por ndodhi rreth dy muaj më parë”.

Mendohet se Presidenti rus i ka shpëtuar 4 atentateve në të kaluarën, gjë që e ka bërë që të shoqërohet kudo nga një skuadër snajperistësh. Detyra e tyre e vetme është që të pikasin snajperistët e tjerë që duan të vrasin Putinin dhe t’i eliminojnë përpara se ata të tërheqin këmbëzën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/23/nga-fundi-i-vitit-putin-futet-ne-sanatorium/

A2 CNN Livestream

Latest Videos