Putin i ofron mbështetje Vuçiçit për Kosovën: Jemi partnerë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 15:31 | Bota
Putin i ofron mbështetje Vuçiçit për Kosovën: Jemi

“Serbia është një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm i Rusisë”. Kështu shkruhet në një telegram të presidentit rus, Vladimir Putin, të dërguar për homologun serb, Aleksandër Vuçiç. “Ne e vlerësojmë shumë politikën e jashtme të balancuar të ndjekur nga Beogradi në rrethanat aktuale të vështira ndërkombëtare”, thuhet në telegramin e shefit të Kremlinit.

Putin gjithashtu nënvizon se Moska mbështet përpjekjet e Serbisë për të mbrojtur integritetin territorial të vendit dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Vuçiç nuk pati një përgjigje të drejtpërdrejtë, por sinjalizoi se po distancohet nga Rusia dhe po afrohet me Bashkimin Europian.

Presidenti serb nënvizoi se është e rëndësishme të vijohet bashkëpunimi mes Beogradit dhe Brukselit, për faktin kryesor që vendi i tij përfiton rreth 2 miliardë euro investime direkte nga BE në baza vjetore. “Është e vështirë për Serbinë që të ecë përpara pa Bashkimin Europian”, theksoi Vuçiç, i cili është nën presion të madh për t’i vendosur sanksione Rusisë për të dënuar luftën e nisur në Ukrainë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/05/12/a-eshte-serbia-masha-e-rusise-ne-ballkan/

A2 CNN Livestream

Latest Videos