“Putin ka një kancer”, Kremlini përgënjeshtron lajmin e medias investigative ruse

Nga A2 CNN
1 Prill 2022, 13:25 | Bota
“Putin ka një kancer”, Kremlini përgënjeshtron lajmin

Presidenti rus Vladimir Putin mund të ketë një kancer në tiroide. Nuk është lajm i propagandës ukrainase, por një hipotezë, shumë e argumentuar, e një prej mediave ruse më të njohur që merret me gazetarinë investigativë, Proekt.

Media e drejtuar dhe themeluar nga Roman Badanin në 2001, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, në një artikull mbi presidentin Putin ngelet gjatë tek shëndeti i tij, duke zbuluar listën e gjatë të mjekëve që rrethojnë presidentin.

Informacionet mbi shëndetin e tij kanë qenë gjithmonë shumë të kufizuara, që në fillimin e karrierës së tij politike, por sipas Proekt kohët e fundit grupit të mjekëve si është shtuar një kirurg i njohur i kancerit në tiroide, që sipas medias në fjalë e ka vizituar disa herë.

https://a2news.com/2022/03/21/perpjekja-per-tu-futur-ne-koken-e-putinit/

Nuk është hera e parë që flitet për një sëmundje serioze të Putin, veçanërisht pas vendimit të tij, i papritur edhe nga rrethi i tij më i ngushtë ndaj Ukrainës. Por serioziteti i një media si Proekt detyroi për herë të parë Kremlinin të përgjigjet zyrtarisht.

Ishte vetë zëdhënësi i tij, Dmytry Pescov, që përgënjeshtroi lajmin duke e cilësuar si të pavërtetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos