
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kritikuar ashpër prezencën amerikane në Afganistan. Në një diskutim të hapur me studentët në Vladivostok, ai tha se Shtetet e Bashkuara patën zero rezultat në 20 vite mision në këtë shtet.
“Për 20 vite, trupat amerikane ishin prezente në territorin e Afganistanit. U përpoqën për 20 vite, dhe këtë mund ta them pa ofenduar askënd, për të civilizuar popullin që jeton atje. Në thelb, ky ishte prezantimi i normave dhe standardeve të jetesës në kuptimin e përgjithshëm, përfshirë atë të jetës politike të shoqërisë. Rezultati ishte vetëm tragjedi”, deklaroi Putin. (A2 Televizion)