Gruaja e zhdukur prej dy vjetësh, gjendet gjallë në mes të detit

Nga A2 CNN
29 Shtator 2020, 22:23 | Kapur në kamera

Një nënë e dy fëmijëve, e cila kishte humbur kontaktet me familjarët e saj dy vite më parë, u gjet gjallë në det të hapur, pranë brigjeve të Kolumbisë.

Familjarët e gruas nuk dinin gjë për fatin e saj prej më shumë se dy vitesh para se ajo të gjendej duke lundruar vetëm me një kamerdare shpëtimi nga një peshkatar, rreth një milje larg plazhit të Puerto Colombia.

Pas verifikimeve ajo u identifikua si 46-vjeçarja, Angelica Gaitan, gjendja shëndetësore e së cilës ishte e rëndë për shkak të hipotermisë.

Më vonë ajo shpjegoi në spital se ishte hedhur në oqean nga një anije për të vrarë veten. Gruaja tregoi se ishte dhunuar për 20 vite nga ish-bashkëshorti dhe se për këtë arsye u largua nga shtëpia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos