Videot e sigurisë të vendosura në një derë kanë filmuar momentin pikant të 3 femrave teksa përpiqeshin të vidhnin një furrë të vjetër, përpara se të befasoheshin nga pronari i saj se mund ta merrnin atë.
35-vjeçari, A.J Blood, nxitoi të shihte kamerat e sigurisë pasi mori një mesazh në telefonin e tij se dikush kishte hyrë në oborr. Ai mbeti i shokuar kur pa se tri gra kishin hyrë dhe po mundoheshin të ngrinin furrën e vjetër që ai kishte nxjerrë për të hedhur.
Pasi i pa për disa minuta, A.J i ftoi ato përmes kameras, që të mos i trembte që mos të shqetësoheshin dhe se mund ta merrnin furrën. (A2 Televizion)