
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohet të premten me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Po, po përgatitemi për një mbledhje të tillë”, u tha Peskov gazetarëve në një videokonferencë të enjten.
Peskov shtoi se mbledhja do të bëhet në rezidencën zyrtare të Vladimir Putinit në Novo-Ogaryovo, Moskë.
Kujtojmë se Lukashenko është aleat i ngushtë i Putinit dhe se dy vendet mbajnë një grupim të përbashkët forcash ushtarake.
Rusia përdori territorin bjellorus si një nga pikat e saj hyrëse për pushtimin e Ukrainës në vitin 2022.
Stërvitjet e përbashkëta ushtarake gjatë vitit të kaluar kanë shtuar shqetësimet se trupat bjelloruse mund të bashkohen me forcat ruse në Ukrainë, por Lukashenko ka hedhur poshtë vazhdimisht spekulimet se trupat e tij do t'i bashkohen luftimeve në Ukrainë. (A2 Televizion)