Putin: SHBA e vendosur ta luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 22:01 | Bota
Putin: SHBA e vendosur ta luftojë Rusinë deri në ukrainasin e

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin hodhi edhe njëherë akuza ndaj SHBA se është ajo që po e vijon të konsultojë Ukrainën të vazhdojë luftën dhe që po e pengon për negociatat.

Gjatë një takimit me homologun bjellorus Aleksandr Lukashenko në kozmodromin e Vostichny, Putin u shpreh se “SHBA është e vendosur të luftojë Rusinë deri në ukrainasin e fundit”.

Më herët, presidenti Putin deklaroi se lufta në Ukrainë ishte e drejtë pasi askush nuk mund ta izolonte Rusinë. Ai shtoi se objektivi në Donbas do të arrihet.

“Nuk ka dyshim se Forcat e Armatosura Ruse do t’i arrijnë qëllimet e tyre. Qëllimet janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike. Qëllimi ynë kryesor është të ndihmojmë njerëzit në Donbas, popullin e Donbasit, të cilin ne e njohëm, duhej ta bënim sepse autoritetet e Kievit, të shtyra nga Perëndimi, refuzuan të zbatonin marrëveshjet e Minskut, që synonin një zgjidhje paqësore të problemeve të Donbasit”, tha Putin.

Putin tha se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të niste atë që e konsideron operacion special ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur Rusinë: “Ukraina po kthehej në një pikëmbështetjeje anti-ruse, filizat e nacionalizmit dhe neonazizmit po rriteshin me kujdes atje, kjo pasi filizat ishin mbjellur prej shumë kohësh. Veçanërisht ishte shtuar neonazizmi dhe përplasja e Rusisë me këto forca ishte e pashmangshme, pasi ata vetëm po zgjidhnin kohën për të sulmuar”, tha Putin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos