Putin: Të parandalohet përhapja e islamit radikal nga Afganistani

Nga A2 CNN
23 Gusht 2021, 14:22 | Bota
Putin: Të parandalohet përhapja e islamit radikal nga Afganistani

Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se është jetike që të shmanget përhapja e islamit radikal nga Afganistani në Azinë Qendrore.

Gjatë një komunikimi me udhëheqësit e vendeve të Azisë Qendrore, kreu rus tha se gjithashtu është e rëndësishme që ekstremistët të mbahen larg rajonit dhe të vëzhgohet me kujdes tregtia afgane e drogës.

Në këtë takim është shprehur shqetësim për faktin se grupi terrorist ISIS ka ende terren në Afganistan, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Për këtë arsye, udhëheqësit kanë rënë dakord që të koordinojnë veprimet e përbashkëta për Afganistanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos