Putin: Vaksinimi masiv në Rusi nis javën e ardhshme

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 17:30 | Bota
Putin: Vaksinimi masiv në Rusi nis javën e ardhshme

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që vaksinimi masiv kundër Covid-19, në Rusi, të fillojë në fund të javës së ardhshme. Lajmi është raportuar nga agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti.

"Filloni me vaksinimin", raportohet t’i ketë thënë shefi i Kremlinit, zëvendëskryeministres Tatiana Golikova.

Sipas studiuesve të Institutit Gamaleya, që ka punuar për vaksinën ruse, ajo është 91,4% efektive, bazuar tek të dhënat e marra nga personat 28 ditë pas dozës së parë dhe 7 ditë pas dozës së dytë.

Ndërkaq, vetë presidenti rus, Vladimir Putin, nuk është vaksinuar ende kundër koronavirusit, edhe pse kanë kaluar muaj që kur ai deklaroi para botës se Rusia kishte siguruar vaksinën e parë, të pagëzuar Sputnik V dhe madje duke thënë se vajza e tij e kishte marrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos