All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Fushata nis në vitin 2021, Speranza: Vaksina për Covid-19 do jetë falas për italianët

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2020, 12:51 | Bota
Fushata nis në vitin 2021, Speranza: Vaksina për Covid-19 do jetë
All - Paragraf - 1

Italia do të nisë programin e vaksinimit në masë për Covid-19 në fillim të vitit të ardhshëm. Prioritet do të ketë personeli shëndetësor dhe të moshuarit.

Konfirmimi erdhi nga Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, gjatë një ndërhyrjeje në Senat, duke theksuar se vaksina do të jetë falas.

All - Paragraf - 3

“Të nderuar kolegë, për stuhinë që po kalojmë, më në fund kemi një destinacion përpara nesh, ne kemi një rrugë të pastër dhe një strehë të sigurt. Tani është e mundur, pasi me shumë gjasë, duke nisur nga janari do të kemi vaksinat e para dhe më pas do të jemi në gjendje që të vaksinojmë një numër gjithnjë e më të madh italianësh.

Kjo është pika e kthesës, të cilën e kemi pritur dhe drejt së cilës kemi punuar për shumë muaj. Blerja e vaksinës do të centralizohet dhe shpërndahet falas për të gjithë italianët. E centralizuar dhe shpërndarë falas për të gjithë”, u shpreh Speranza.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos