
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e së martës në Elbasan. Policia bën të ditur se në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti tip BMW.
Personat që kanë qenë në mjetin tip BMW, e kanë braktisur atë dhe janë larguar. Sipas policisë, targat e automjetit rezultojnë të vjedhura në Durrës, në prill të vitit 2021.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)