“Vëllezërit i kanë ikur”, fqinji i Etleva Kurtit, të vrarë në oborrin e shtëpisë, tregon problemet me hasmëritë

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 15:50 | Kronikë
“Vëllezërit i kanë ikur”, fqinji i Etleva Kurtit,

Një fqinj i Etleva Kurtit, vajzës 31-vjeçare të mbetur të vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së saj në Kamëz, këtë të mërkurë, ka treguar detaje nga ngjarja.

“Ishte një makinë e zezë... Me të dëgjuar se unë isha në shtëpi. Dëgjova edhe armët, 3 plumba dhe asgjë më tepër”, tregon ai.

Sipas fqinjit, familja ka pasur probleme hasmërie. “Vëllai i gocës është dënuar me burg përjetë”, tregon ai. I pyetur nëse vajza dhe familja ruheshin, ai thotë: “Vëllezërit e saj kanë ikur, jetonte vetëm me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë”.

Etleva Kurti është motra e Vladimir Kurtit, të dënuar me burgim të përjetshëm me një vendim të formës së prerë në vitin 2022. Ai u fajësua si autor i vrasjes së Agim Buçit, pronar i një marketi dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, teksa  në bashkëpunim me Ruzhdi Hoxhën do t’i grabisnin xhiron ditore në 25 prill 2018. Krimi ndodhi para syve të fëmijës së mitur të çiftit. (A2 Televizion)

https://youtu.be/X3sE93q0VXA
https://a2news.com/2023/03/01/tjeter-vrasje-viktima-serish-nje-grua/

A2 CNN Livestream

Latest Videos