Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë regjistruar dëme të mëdha materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Aksidenti ka ndodhur pranë “Sheshit të Flamurit”, ndërsa policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. (A2 Televizion)



