Ç’po ndodh në Tiranë? Një 40-vjeçare sulmohet me thikë tek “Astiri”, në kërkim autori

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 16:03 | Kronikë
Ç’po ndodh në Tiranë? Një 40-vjeçare sulmohet

Një tjetër incident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, ku një tjetër grua ka qenë viktimë.

Këtë herë bëhet fjalë për një 40-vjeçare, e cila ka shkuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, për shkak se ishte e dëmtuar me mjet prerës.  

Sipas policisë, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zonën e “Astirit”.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

“Tiranë/Informacion paraprak: Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur "Astiri”. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton Policia e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos