Qëllohet me automatik biznesi në Kamzë

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 08:12 | Kronikë
Qëllohet me automatik biznesi në Kamzë

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mesnatën mes të hënës dhe të martës në zonën e Kamzës.

Policia bën me dije se rreth orës 00:20 është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një biznesi në rrugën "Skënderbej".

Biznesi që u qëllua është në pronësi të shtetases Emiriana Muka, nuk raportohen të lënduar pasi në ato momente ka qenë i mbyllur.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos