Shpërthim eksplozivi në një makinë në Kamzë

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 07:45 | Kronikë
Shpërthim eksplozivi në një makinë në Kamzë

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e zonës së Kamzës, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një sasi e vogël eksplozivi e vendosur poshtë një automjeti.

Mjeti tip Audi Q7 ka qenë i parkuar pranë Bulevardit Blu në momentin e shpërthimit dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Gjithashtu, dëme kanë pësuar dhe dyqanet e zonës, të cilëve iu janë thyer xhamat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e autorëve të vendosjes së eksplozivit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos