Qëlloi ndaj RENEA-s, arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 10:29 | Kronikë
Qëlloi ndaj RENEA-s, arrestohet 49-vjeçari i rrezikshëm

Policia e Shtetit ka njoftuar arrestimin e një 49-vjeçari “me rrezikshmëri të lartë shoqërore” dhe “me rekorde të theksuara kriminale në fushat e krimeve ndaj personit dhe të armëmbajtjes pa leje”.

Gjatë momentit të arrestimit, ky person ka qëlluar me armë zjarri ndaj policisë dhe RENEA-s.

“Bazuar dhe në inteligjencën informative, se një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, po futej në banesë, kanë finalizuar në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA, operacionin policor të koduar “Neutralizimi”. Në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën dhe i kanë bërë thirrje shtetasit në emër të Policisë së Shtetit, për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë”, lexohet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Në pranga ka rënë shtetasi Agim Gjata, banues në Barbullush, i dënuar më parë për vrasje.

Shërbimet e Forcës Speciale RENEA i kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, i kanë gjetur dhe i kanë sekuestruar 49-vjeçarit edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/07/30/operacionet-e-policise-dhe-rendesia-e-trajtimit-me-psikolog-te-grupeve-ne-terren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos