Vrau policin gjatë grabitjes, ekstradohet nga Kroacia 35-vjeçari

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 10:33 | Kronikë
Vrau policin gjatë grabitjes, ekstradohet nga Kroacia 35-vjeçari

Një 35-vjeçar i kërkuar nga drejtësia shqiptare për vrasjen e një polici gjatë një grabitjeje të armatosur është ekstraduar nga Zagrebi i Kroacisë.

Joland Bushati, banues në Lekbibaj, ishte liruar para kohe me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë. 

"Por ky vendim u revokua nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër që më 4 janar të këtij viti vendosi që Bushati do vazhdonte vuajtjen e dënimit për pjesën e mbetur për 3 vite e 8 muaj e 24 ditë burg", lexohet në njoftimin e policisë.

35-vjeçari qëlloi për vdekje punonjësin e policisë me iniciale N.Gj., ndërsa grabiti pasagjerët e linjës Bajram Curri-Lekbibaj,në bashkëpunim me shtetasin me iniciale A. P. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos