
Një 23-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me armë zjarri në fshatin Përparim të Peqinit, ndërsa një 21-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti. Për pasojë, A.Z., rreth 23 vjeç dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, për pasojë shtetasi A.Z., ka ndërruar jetë.
Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë larguar autorët. Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Departamentit të Policisë Kriminale. (A2 Televizion)