Qëllon pronarin e furrës së bukës, arrestohet 26 vjeçari në Kavajë

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 08:58 | Kronikë
Qëllon pronarin e furrës së bukës, arrestohet 26

Policia e Kavajës ka arrestuar një 26 vjeçar me inicialet S.T. që në orët e para të mëngjesit ka qëlluar mbi pronarin 60 vjeçar të një furre të qytetit, i Cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Edhe sepse rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, mendohet se shkaku mund të jetë një konflikt pronësie mes dy personave.

Autori i krimit do të gjykohet për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos