
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan mbrëmjen e sotme nga banorët në Komunën e Parisit në Tiranë.
Policia me anë të një deklarate për mediat bëri të ditur se një 26-vjeçar, shtetasi me inicialet E.K. është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka marrë një plumb në këmbë. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarje dhe autorët e saj ende nuk dihen. (A2 Televizion)