
Ambasadorët e vendeve të BE zhvilluan në selinë e Partisë Demokratike një takim me kryetarin Lulzim Basha.
Shembja e Teatrit Kombëtar ka shqetësuar trupin diplomatik në Tiranë, kryesisht atë të vendeve të BE-së, të cilët kanë reaguar dhe më parë mbi procedurën e ndjekur nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Shembja e Teatrit u pasua me një vendim politik të Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në punimet e grupit të punës për reformën zgjedhore, ndërkohë që ambasadorët në vend kanë harxhuar muaj energji që të ulnin palët në një tryezë. (A2 Televizion)