Meta: Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Nga A2 CNN
18 Maj 2020, 17:06 | Politikë
Meta: Mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se mbështet “fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar”.

“Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”, shkruan Meta në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos