I braktisur nga pronarët e tij, ky këlysh i ëmbël u gjet në mes të rrugës, në të ftohtë, nga disa vullnetarë në Jackson të Missurit.
E veçanta e tij është që në fytyrë, në mes të syve ka një bisht të vogël. Për këtë arsye e pagëzua me emrin qeni “njëbrirësh” dhe fotot e tij po bëjnë xhiron e botës.
Veterinarët që e vizituan deklaruan se nuk ka asnjë arsye për t’ia hequr bishtin, i cili nuk është i lidhur me asgjë dhe nuk i krijon problem këlyshit. (A2 Televizion)