“Qeni që meritonte të vritej si qen”, kreu i Wagner komenton videon e vrasjes brutale të dezertorit

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2022, 20:16 | Bota

Kreu i grupit ushtarak Wagner ka reaguar për videon ku shihet se si një dezertor vritet në mënyrë brutale.

Aleati i Putinit, Yevgeny Prigozhin, tha se pamjet që tregojnë se si 55-vjeçari Yevgeny Nuzhin goditet në kokë me vare, ishin “vdekje si e qenit për një qen që e meritonte diçka të tillë”.

Në shtator, Nuzhin njoftoi se kishte dezertuar. Ndërsa në video fillimisht ai thotë se ishte goditur në kokë me send të fortë kur po ecte rrugëve të Kievit dhe ishte zgjuar në një bodrum. Pas kësaj, një burrë e godet atë me vare disa herë, duke e vrarë.

Në një komunikatë për shtyp, kreu i grupit Wagner tha se “Nuzhin tradhtoi popullin e tij dhe shokët e tij”.

Më tej, me sarkazëm, shtoi: “Ajo video kishte një punë të shkëlqyer regjisoriale. Mendoj se filmi e kishte emrin ““Qeni që meritonte të vritej si qen”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos