Luajti “Hagrid-in” në Harry Potter, shuhet aktori

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 19:54 | Showbiz
Luajti “Hagrid-in” në Harry Potter, shuhet aktori

Robbie Coltrane, aktori që solli në jetë personazhin e dashur Hagrid në “Harry Potter”, është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.

Aktori me origjinë skoceze, u bë i famshëm në të gjithë botën për “gjigantin me mjekër”, por edhe para këtij roli,  Coltrane i kishte provuar aftësitë e tij në skenën e teatrit.

Ai gjithashtu ka luajtur edhe në serialin britanik "Cracker" dhe filmat e James Bond "GoldenEye" dhe "The World Is Not Enough".

Në vitet 1980, ai u shfaq në një seri skicash jetëshkurtër të quajtur "Alfresco" së bashku me aktorët Hugh Laurie, Stephen Fry dhe Emma Thompson. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos