Qeveria del në tregje me eurobondin 600 mln euro

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 19:52 | Ekonomi
Qeveria del në tregje me eurobondin 600 mln euro

Pas thuajse 15 muajsh, qeveria ka vendosur të shkrijë Bordin e Transparencës për karburantet dhe t’i japë fund gjendjes së emergjencës. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, e justifikoi këtë veprim me stabilizimin e arit të zi në bursa.

Qeveria ndërkohë doli këtë javë në tregje me eurobondin e ri, të rritur nga 500 milionë euro në 600 milionë euro, nisur nga nevojat e vendit për më shumë fonde dhe duke i gjykuar interesat e ofruara si të favorshme.

Ministrja ndërkohë deklaroi se punonjësit e administratës do t’i marrin shtesat e Prillit dhe Majit brenda këtij muaji.

Ndërsa gjatë mbledhjes së qeverisë u miratuan edhe masat lehtësuese për eksportuesit për shkak të situatës së euros, rimbursimi i akcizës së gazit për disa industri dhe marrëveshja për njohjen e pensioneve me Kroacinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos