Situata e krijuar nga zhvlerësimi i euros, Qeveria njofton masën në ndihmë të eksportuesve

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 12:35 | Ekonomi
Situata e krijuar nga zhvlerësimi i euros, Qeveria njofton masën

Delina Ibrahimaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, njoftoi masën që ka ndërmarrë në ndihmë të eksportuesve, pas situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë miratoi aktin normativ që parashikon një ndryshim në ligjin mbi Tatimin mbi të Ardhurat. Ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga zhvlerësimi i euros ndaj lekut. Kategoria e bizneseve që preket nga kjo dukuri janë eksportuesit që punojnë me kontrata porositëse. Do të shtyhet afati i kësteve të Tatimit mbi Fitimin për të gjithë periudhën deri në mars të vitit të ardhshëm, ku bizneset mbyllin bilancet. Të gjitha subjektet eksportuese, nuk do të parapaguajnë këstet e tatim-fitimit, por do i paguajnë kur të mbyllin bilancet”, tha ministrja.

Ka edhe disa masa të tjera, si rimbursimi i TVSH-së, që për eksportuesit do të jepet brenda një afati shumë më të shkurtër”, shtoi Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se “çështja e kursit të këmbimit ka ardhur gradualisht, ka vite që leku po forcohet ndaj euros për shkak të turizmit dhe hyrjes së më shumë eurove nga numri i madh i turistëve, ndërkohë që edhe vlera e lartë e investimeve të huaja direkte. Kjo nuk është dukuri shqiptare, por që ka ndodhur në të gjitha vendet që kanë qenë në këtë fazë të zhvillimit të tyre ekonomik”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos