
Qeveria Rama tre nisi zyrtarisht detyrën. 17 anëtarët e kabinetit qeveritar u betuan para presidenti Ilir Meta. Marrëdhënia ndërmjet mazhorancës dhe Presidentit të Republikës është edhe më e zymtë se sa moti i Tiranës, e cila u kamuflua nën masat anticovid ku mbajtja e maskës nuk tregoi as buzëqeshjen e as mërzinë e secilës palë.
Ceremoniali shtetëror zgjati më pak se 15 minuta dhe qeveria e re u largua nga Presidenca pa trokitur gotat me Ilir Metën duke iu drejtuar menjëherë godinës së Këshillit të Ministrave. Buzëqeshjen e munguar para Ilir Metës, Ministrat e treguan para Edi Ramës, por shefi i tyre i tregoi menjëherë vijat e kuqe që mund ti çojnë drejt shkarkimit.
“Kush shkel Kodin Etik, njëherë kërko fjale, herën e dytë të lirojw vendin”, tha Rama.
Kodin Etik Rama e solli si Risi në vitin2013 por e detajoi në maksimum në 2021 ku detyron ministrat jo vetëm të mos bëjnë pushime jashtë shtetit, por as të ulen në restorante apo kafene gjatë ditës së punës.
Në të shkuarën, disa anëtar të Këshillit të Ministrave janë përballur me drejtësinë. Droja nga përsëritja e ngjarjeve të shkuara bëri që Edi Rama të tregonte vijnë tjetër të kuqe.
“Kush shkel në dërrasë të kalbur përballet vetë me drejtësinë”.
Në mbledhjen e parë qeveria hodhi firmën në 16 akte mes të cilave u materializua në ligj edhe bashkëqeverisja, një nga nismat e kabinetit Rama 2.
“Kush nuk ofron shërbime në kohë merr gjobë”.
Stafetën që sapo mori në drejtimin e qeverisë, kryeministri ia kaloji zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj. Shkak është agjenda kryeministrore pasi Edi Rama do të qëndrojë për 10 ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. (A2 Televizion)