Rama me kryebashkiakët: Në rastet e dyshimeve për tendera korruptivë, do të përballeni me SPAK-un

Nga A2 CNN
9 Korrik 2021, 12:30 | Politikë
Rama me kryebashkiakët: Në rastet e dyshimeve për tendera

Kryeministri Edi Rama, në një takim me kryebashkiakët e vendit, u bëri thirrje që të mos ndikojnë me pushtetin e tyre në favorizimin e njërës apo tjetrës palë në prokurimet publike, pasi, sipas tij, do të përballen me SPAK-un.

“Ju sugjeroj shumë dashamirësisht të mos ndikoni me pushtetin tuaj në favorizimin e njërit apo tjetrit në prokurimet publike. Mos luani me një zjarr që do të bëhet përvëlues në kushtet kur drejtësia e re do të ketë mbështetjen time të plotë. Nga 61 bashki, 47 prej tyre, procedurat e prokurimeve publike i bën me vetëm një operator ekonomik. Në çdo rast që do të ketë dyshime për tendera korruptivë, kryebashkiakët do të përballen me SPAK-un për të dhënë shpjegime. Mund të jetë kushdo prej jush, por jo unë dhe Partia Socialiste. Të gjitha procedurat me negocim, pa shpallje, do t’i nënshtrohen hetimit administrativ”, deklaroi Rama.

“Bashkitë duhet të reagojnë ndaj rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Mosreagimi ose mosargumentimi do të përfshihet në hetim administrativ dhe do të dërgohet për hetim penal në SPAK”, shtoi kreu i qeverisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos