Pse LSI vendosi të dalë në zgjedhje me kandidatët e “Rithemelimit”? Xhixho përgjigjet në Debat

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2022, 21:51 | Politikë
Pse LSI vendosi të dalë në zgjedhje me kandidatët e

“Që në momentin e parë të dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, LSI besoi që është një mundësi shumë e mirë për të rikthyer legjitimitetin e pushtetit vendor dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të kenë zërin e tyre në nivel lokal.

Duke marrë shkas edhe nga uzurpimi që mazhoranca i ka bërë bashkive, padyshim që vendosëm për koalicion, edhe pas primareve që zhvilloi PD. Ne na bashkon një kauzë shumë e madhe dhe këtu biem dakord të gjithë”.

Kështu u shpreh Erisa Xhixho, deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN teksa u pyet se pse LSI vendosi të dalë në zgjedhjet lokale të pjesshme me kandidatët e Komisionit të Rithemelimit.

Por si mund të votojë një votues i LSI një kandidat nga Komisioni i Rithemelimit? “Nuk është hera e parë që ndodh me PD-në”, tha deputetja e LSI-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos