
Pas propozimit nga dega e PD në Durrës për Luan Hotin si kandidat në lokalet e 6 marsit, në zyrën e Bashës ka mbërritur një tjetër propozim.
Mësohet se dega e Rrogozhinës ka publikuar emrin e Ferdinant Saracit për kryetar bashkie. Aktualisht Saraci është kryetari i degës së PD në këtë qytet.
Kandidatët duhet të marrin miratimin e kryesisë së PD që të dalin me 6 emra përfundimtarë.
Partia Socialiste ka zyrtarizuar Edison Memolla për këtë bashki, ndërsa Rithemelimi do të kandidojë me Hekuran Xhanin. (A2 Televizion)