Qeverisë i bashkohet një gjerman si këshilltar për ekonominë e financat

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 15:13 | Politikë

Qeverisë Rama i është bashkuar një ekspert gjerman i ekonomisë. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Lars-Hendrik Röller do të jetë tashmë këshilltar i kryeministrisë për ekonominë e financat.

Siç bën të ditur Rama, me Röller ka pasur dy ditë intensive “diskutimesh shumë të dobishme.”

Lars-Hendrik Röller, sipas asaj që ka shkruar kreu i qeverisë në një postim në llogarinë e tij në Facebook, drejtoi politikat ekonomike dhe financiare të Kancelerisë Gjermane nga viti 2011 e deri në pranverën e këtij viti, duke mbuluar për një dekadë edhe rolin e Kryekëshilltarit Ekonomik të kancelares Angela Merkel.

Në këtë rol drejtoi ndër të tjera edhe ekipin e negociatorëve gjermanë në forumet G7 dhe G20.

Prej disa muajsh ai ka marrë postin e Drejtorit të Bordit të Investimeve të BlackRock-ut, kolosi multinacional me qendër në Shtetet e Bashkuara, që menaxhon fondin më të madh në botë me rreth 10 trilionë USD. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos